,

Daylux Astar NITRO PRIMER 900ml


Nitro Primer eshte astar antindryshk i  cilesise se larte, i cili mund te perdoret ne cdo siperfaqe te brendshme apo te jashtme. Ka perberje te vecante qe e ben me tharje te shpejte, dhe eshte i pershtatshem per cdo siperfaqe metalike. Perdoret per te lyer dyer, dritare, kangjella hekuri, makineri apo pajisje me strukture metalike. Eshte shume rezistent ndaj gervishtjeve dhe mbron metalin ndaj kushteve te ashpra atmosferike. Thahet shpejt si dhe siguron fortesi, fleksibilitet, si dhe fuqi te larte mbuluese.

L1000

Perdorimi: Ne cdo siperfaqe metalike te jashtme apo te brendshme.

Aplikimi: Perdoret me rrul, furce apo pistolete me ajer. Te tundet dhe perzihet mire para perdorimit.

Paketimi: Tregetohet ne masen 900 ml dhe 2.5L.

Hollimi: Per perdorimet me rrul apo furce te hollohet ne mase 10-15 % me diluent nitro D200 te markes DAYLUX. Per lyerjet me pistolete te hollohet ne masen 15-20%.

Mbulimi: 13 m²/kg ne varesi te siperfaqes.

Koha e tharjes: Ne nje dite normale 25°C: 20-30 min mbas aplikimit mund te preket lehtesisht. Rilyerja keshillohet mbas 4-6 oresh. Ne kohe me lageshtire, koha e tharjes zgjat me shume. Keshillohet lyerja ne temperatura mbi 5°C dhe nen 40°C.

Ngjyrat: E gatshme ne 4 ngjyra: E bardhe, E zeze, Gri dhe Kafe.

Shenim: Pastroni furcat dhe veglat e tjera te punes me holluesin D200 te markes DAYLUX pasi te keni perfunduar pune. Aplikimi dhe tharja duhet bere ne temperatura mbi 5°C, poshte 40°C dhe ne kushtet normale te lageshtise. Sigurohuni qe te kete ajerosje gjate lyerjes dhe procesit te tharjes. Mbylleni mire kutine pasi e keni hapur ate. Produkti i holluar nuk duhet te riperdoret sepse mund ti kete humbur vetite e tij me kalimin e kohes. Gjate magazinimit mbajeni produktin larg diellit, ngrices, nxehtesise se madhe dhe lageshtise

Categories: ,