,

Daylux Golden Plastike Antimyk 10 L


GOLDEN Kitchen & Bathroom eshte boje  plastike kunder mykut dhe lageshtires me cilesi superiore. Perdoret për lyerjen e sipërfaqeve të brendshme dhe të jashtme, sidomos ne vende ku myku zhvillohet. Përmban substanca të veçanta kunder  mykut, te cilat parandalojne ne menyre  efikase rritjen e tij dhe baktereve,  kryesisht ne zona me lageshti te larte si kuzhina, tualete, tavane, dysheme. Eshtë e përshtatshme per lyerjen e siperfaqeve si suva, beton, tulla, dru. Zoteron fuqi te larte mbuluese, bardhësi te shkelqyer si dhe stabilitet te ngjyrave me kalimin e viteve.  Perdoret me lehtesi, ka ngjitje dhe tharje të shpejtë. Jep nje siperfaqe të bukur mat, ka rezistencë të dukshme ndaj larjeve të vazhdueshme. Nuk kontribuon në rritjen dhe forcimin e zjarrit.

L6500

Ne saje te perberjes se saj specifike,   pengon zhvillimin e baktereve, duke  qene ideale ne lyerjet e siperfaqe me   kerkesa te larta higjenike dhe kushte sterile si,  dhomat e femijeve, klinikat e lindjes, klinika kirurgjikale, spitale, shkolla, kopshte, palestra, zyra, dyqane, supermarkete ushqimore, hotele.

Perdorimi: Ne cdo sipërfaqe të brendshme te perbërë nga beton, suva, dru, çimento, tulla.

Aplikimi: Lyerja me rrul, furce ose pistolete me ajer.

Paketimi: Tregetohet ne masa 1L, 3L & 10L.

Tretja: Tretet 5-10 % me uje.

Mbulimi: 12-14 m²/l ne varesi te siperfaqes.

Koha e tharjes: 30-60 min pas lyerjes, ne varesi te kushteve atmosferike. Rilyerja te behet pas 3-4 oresh.

Shenim: Nuk rekomandohet lyerja nen temperaturen 5 °C dhe mbi 40°C. Ne perfundim veglat e punes te lahen me uje te bollshem dhe me detergjent nese eshte e nevojshme.