,

Daylux Boje Eco Plastike GOLDEN 3L


Golden Eco eshte boja e pare ekologjike e prodhuar ne Shqiperi, e cilesise me te larte per perdorim te brendshem.

Ne baze te formules speciale mbron perdoruesin dhe nuk demton ambjentin. Eshte e certifikuar me ISO 9001 –2015  dhe permbush te gjitha kriteret e Bordit Eco label te BashkimitEuropian. Golden Eco eshte pa amoniak, me cilesi superiore dhe e pademshme per shendetin e njeriut apo mjedisin. Kjo boje nuk permban substance te rrezikshme sic jane metalet, formaldehidet dhe hidrokarbonet aromatike. Dallohet per mbulim te larte dhe rezistence ndaj larjeve te vazhdueshme. Rekomandohet per lyerjen e cdo siperfaqeje te brendshme. Zoteron fuqi te larte mbuluese,  niveluese, bardhesi,  si dhe stabilitet gjate kalimit te viteve. Vetite kunder zjarrit te bojes e bejne ate me te sigurte duke mos kontribuar ne rritjen e flakeve.

Golden Eco ka formulim special hipoalergjik dhe antibakterial, qe e bejne kete boje cilesore ,shume te pershtatshme per lyerjen e siperfaqeve qe kerkojne kushte ekstrahigjenike sic jane spitalet, dhomat e operimeve, klinikat e materniteteve, dhomat e femijeve, magazinat ushqimore, palestrat etj.

L1500

Perdorimi: Ne cdo sipërfaqe të brendshme te perbërë nga beton, suva, dru, çimento, tulla.

Aplikimi: Lyehet  merrul, furce ose pistolete me ajer.

Mbulimi: 12-14 m²/l  ne varesi te siperfaqes dhe menyres se aplikimit.

Koha e tharjes: 1-2 ore pas lyerjes ne varesi te kushteve atmosferike.

Rimbulimi:  Pas 3-4 oresh. Ne kohe me lageshtire koha e tharjes zgjat me shume.

Ngjyrat: Golden Eco prodhohet ne ngjyre te bardhe dhe ngjyroset sipas sistemit kompjuterik “D-Mix” te firmes Daylux.

Paketimi   Hollimi me uje
E bardhe1 Lt3 Lt10 Lt5-10%
Baza P1 Lt3 Lt10 Lt5-10%
Baza D1 Lt3 Lt10 Lt5%
BazaTr1 Lt3 Lt10 Lt0% (Nuk hollohet)

 

Shenim: Siperfaqet e lyera me GOLDEN ECO nuk duhet te lahen deri ne 4 jave pas aplikimit. Mjetet e punes duhen lare menjehere mbas perfundimit te lyerjes, me uje dhe ne qofte se eshte e nevojshme edhe me detergjent.Nuk lejohet te lyhet nen temperature 5°C dhe mbi 40°C.