,

Daylux Boje NITRO PLUS 900 ml


Nitro+ eshte boje super zmalto me baze nitro, me shkelqim, per lyerje te siperfaqeve te brendshme dhe te jashtme. Eshte e pershtatshme dhe per siperfaqet e metalit, drurit, qelqit apo plastikes. Zoteron cilesi te larte mbuluese, eshte super rezistente ndaj kushteve te mjedisit, larjeve te vazhdueshme dhe ka stabilitet gjate viteve.Karakterizohet per rezistence ndaj gervishtjeve apo kruarjeve.

L1000

Perdorimi: Ne cdo siperfaqe te brendshme dhe te jashtme te perbera nga metal, dru.

Aplikimi: Perdoret me rrul, furce apo pistolete me ajer. Te tundet dhe perzihet mire para perdorimit.

Paketimi: Tregetohet ne masen 900 ml dhe 2.5L.

Hollimi: Per perdorimet  me rrul apo furce te hollohet ne mase 10-15% me dylient D200 te markes DAYLUX. Per lyerjet me pistolete te hollohet ne masen 15-20% D200.

Mbulimi: 13-16 m²/kg  ne  varesi te siperfaqes.

Tharja: Ne nje dite normale: 1-2 ore mbas aplikimit mund te preket lehtesisht. Rilyerja keshillohet mbas 4-6 oresh. Ne kohe me lageshtire, koha e tharjes zgjat me shume. Keshillohet lyerja ne temperature mbi 5°C dhe poshte 40°C.

Ngjyrat:  E gatshme ne ngjyre transparent dhe te bardhe. Ngjyroset ne nje numer te pafund ngjyrash ne baze te katalogeve Daylux.

Shenim: Pastroni furcat dhe veglat e tjera te punes me holluesin D200 te markes DAYLUX pasi te keni perfunduar pune. Aplikimi dhe tharja duhet bere ne temperatura mbi 5°C dhe ne kushtet normale te lageshtise. Sigurohuni qe te kete ajerosje gjate lyerjes dhe procesit te tharjes. Mbylleni mire kutine pasi e keni hapur ate. Produkti I holluar nuk duhet te riperdoret sepse mund ti kete humbur vetite e tij me kalimin e kohes. Gjate magazinimit mbajeni produktin larg diellit, ngrices, nxehtesise se madhe dhe lageshtise.

Categories: ,